Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Haradinaj dhe të tjerët - mbrojtja kërkon pafajësinë për të gjitha akuzat
Një ditë pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin me 25 vjet burg për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Lahi Ibrahimaj dhe Idriz Balaj, ekipi mbrojtës i ka kërkuar Prokurorisë që tre të akuzuarit të shpallën të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Për këtë pritet të vendosë trupi gjykues. Në materialin prej 230 faqesh prokuroria është munduar të vërtetojë se tre të akuzuarit, mes tyre ish-kryeministri i Kosovës Haradinaj, kanë shkelur ligjet e luftës duke vrarë, torturuar dhe persekutuar serbët, shqiptarët dhe romët e Kosovës që konsideroheshin bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe në vitet 1998-1999.
ora
SHPAT KASAPI-ROVENA STEFAN
Zbulohet lidhja sekrete e Shpat Kasapit me Rovena Stefen
Rovena Stefa - Mbas ndarjes me të dashurin, zbulohet lidhja speciale me Shpat Kasapin.Ka qenë një vit i mbarë përsa i përket profesionit për Rovena Stefën. Këngëtarja e njohur edhe pse nuk ka marrë pjesë në festivalet e muzikës së lehtë që organizohen çdo vit në Tiranë, ka pasur një axhendë tejet të ngjeshur. Prioritet si gjithmnonë kanë qenë koncertet jashtë Shqipërisë, aty ku dihet se edhe pagesat janë mjaft joshëse. U shkrua gjatë për koncertet që Rovena Stefa dhe Shpat Kasapi, (edhe ky një këngëtar i njohur nga Maqedonia), mbajtën për bashkëatdhetarët në New York.
Drenusha Latifi, kosovarja sensuale provokon edhe në Shqipëri
Drenusha Latifi me realizimin e këtij klipi tenton të ketë fansat e saj edhe në Shqipëri. Xhirimet e klipit janë realizuar në Tiranë dhe për të janë shfrytëzuar jo vetëm ambiente të mbyllura, por edhe disa nga rrugët në kryeqytet. E ndërsa në Kosovë duket se është e njohur mjaftueshëm dhe tashmë ka fansat e saj, jo vetëm për bukurinë që ka, por edhe për muzikën, në Shqipëri Drenusha Latifi po provon gradualisht afirmimin. Sigurisht e ndihmuar edhe nga imazhi si një femër seksi, bukuroshja kosovare tashmë synon edhe tregun shqiptar.
Laptopët e DELL-it "dhurojnë" tretman elektroshoku
Gjatë blerjes së dy modeleve të laptopëve të kompanisë Dell, një numër i caktuar i shfrytëzuesve nuk ka qenë në dijeni që - pos fuqisë së kompjuterit të brendit të njohur dhe dizajnit tërheqës - do të merrnin edhe tretman elektroshoku. Siç raporton ekipi i CNET-it, modelet e laptopëve Dell XPS M1330 si dhe XPS M1530 ngërthejnë brenda tyre një opsion shtesë të elektroshokut, që varion prej “dridhjeve të buta” deri tek “goditja e papritur”. Goditjet e rrymës thuhet se paraqiten gjatë lidhjes së pajisjeve të ndryshme periferike, si shtypësve, kompjuterëve të dorës PDA etj., me dy modelet e serisë XPS të Dell-it. Në Dell janë në dijeni për këtë dhe gjoja kanë zbuluar problemin, i cili ka lidhje me mbushësit, të cilët vijnë me këto dy modele të përmendura të laptopëve. Sido që të jetë, në Dell kanë paralajmëruar ndërrimin pa pagesë të mbushësve problematik.
Ka tri vite që Teuta Selimi nuk ka nxjerrë në shitje ndonjë album të ri me këngë të saj. Kjo nuk ka qenë pauzë në karrierë për Teutën, sepse ajo gjatë kësaj kohe ka përpunuar disa këngë dhe potpuri, por që janë kënduar më herët edhe nga këngëtar të tjerë. Para pak ditësh është lansuar albumi i saj i dytë, i cili përmban gjithsej tetë këngë të reja.“Këngët në këtë album janë të gjitha të reja, ka këngë edhe të zhanrit argëtues, por më shumë jam përqendruar te popullorja”, shprehet Teuta për “Infopress”.
Yllka Gashin publiku kosovar e njohin nga paraqitjet në emisionet e saja në KTV, në RTK - emsioni "Air condition", në shfaqjet "Hamleti", "Zoti kryetar, një gotë eks për seks", si dhe, sidomos me serialin "Familja moderne" që është duke u dhënë në RTK. Në këtë intervistë të sajën ajo shpalosë para lexuesit, detaje nga jeta e sajë "artistike" dhe "private"! Pa paragjykime, me spontanitet, flet për kolegët, punën, për të dashurin, të cilin pranon se e ka, mirëpo nuk jep më tepër detaje etj. Në këtë intervistë, flet, pa shumë "pardon", Yllka Gashi, "fytyra" më e bukur e ekranit, e cila po i "kallë" të rinjët, të cilët tek ajo çmojnë sharmin, sytë...